Ashtu sikur anekënd vendeve të botës edhe në vendin tonë u mabjtën aktivitete të ndryshme për të shënuar Ditën Botërore të Hepatitit. Gjatë diskutimeve në tryezën “Njihu me hepatitin –Vepro tani” ku morën pjesë ekspert të shëndetësisë u tha se Kosova ka nevojë që të bëjë më shumë kampanja për të njoftuar njerëzit lidhur me sëmundjet që shkaktohen nga hepatiti. Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani tha se furnizimi me barna për hepatit C është i mirë, ndërsa, me hepatit B, Klinika Infektive po has në vështirësi e që shpeshherë po detyrohet të bëjë presion tek Ministria e Shëndetësisë dhe drejtorive. Pjesëmarrësit në takim njoftuan se në tri vitet e fundit në Klinikën Infektive janë identifikuar 443 raste me hepatit. Ndërsa, në botë nga format e ndryshme të hepatitit për një vit vdesin 1.4 milion persona. Hepatit është inflamacion i mëlçisë dhe shoqërohet me vdekje të hepatociteve. Zverdhja (ikteri) është një nga shenjat e sëmundjes dhe është pasojë e kolestazës intrahepatike. Gjithashtu, shihen dhimbje barku, diarre, dobësi, mungesë oreksi dhe ethe.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …