leoni

Gjatë vitit 2015 janë shuar rreth 2 mijë biznese

Gjatë vitit 2015 në vendin tonë janë shuar 2 mijë
e 200 biznese. Krye shefi ekzekutiv në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, Gazmend
Mejzini, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se
nëse
krahasojmë vitin 2014 me vitin që lëmë pas, ka pasur edhe rritje të numrit të
bizneseve të regjistruara, por edhe shuarje të bizneseve. Njohës të ekonomisë
kanë tërhequr vërejtjen se shuarja e bizneseve ka pasoja të mëdha në ekonominë
e vendit dhe familjeve që anë siguruar të ardhura nëpërmjet atyre bizneseve.
Ish
udhëheqës në Agjencinë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Ministrinë e
Tregtisë dhe Industrisë, Naser Grajçevci ka theksuar
se numri i madh i bizneseve të cilat shuhen në vit, duhet të jetë alarm për
autoritetet e vendit. Shoqatat ekonomike në Kosovë kanë tërhequr vërejtjen se
numri i biznese të shuara është më i lartë sesa ai që paraqesin autoritetet
kompetente.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …