Policia e Kosovës njofton se gjatë vitit 2019 kanë ndodhur 16 mijë e 222 aksidente në të cilat kanë humbur jetën 113 persona dhe shumë të tjerë janë lënduar. Gjithashtu njoftohet se gjatë vitit që lamë pas, për shkak të shkeljes së rregullave të komunikacion, policia ua ka marr lejet e vozitjes shtatë mijë drejtuesve të automjeteve. Përveç kësaj, Policia e Kosovës ka shqiptuar 445 mijë e 776 tiketa trafiku ndaj shoferëve që nuk kanë shkelur rregullat e komunikacionit. Me Ligjin e ri për Rregullat e Trafikut Rrugor parashihen dënime astronomike financiare për shoferët që bëjnë shkelje në komunikacion. Sipas këtij Ligji, nëse shpejtësia e lëvizjes brenda zonës urbane është mbi pesëdhjetë km/h mbi shpejtësinë e lejuar, e përcaktuar me rregulla të përgjithshme, atëherë shoferi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 300 deri në 900 euro, ku përveç gjobës atij i shqiptohet masa mbrojtëse “Ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik” në kohëzgjatje prej së paku një viti, si dhe i shqiptohen pesë pikë negative.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …