Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Gjatë vitit 2023 Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur 15 akuza për krime lufte, tetë prej tyre gjykim në mungesë

Gjatë vitit 2023 Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur 15 akuza për krime lufte, tetë prej tyre të gjykimit në mungesë. Kjo mënyrë e gjykimin konsiderohet risi e vitit 2023, i cili lejon atë pa praninë e të pandehurit. Gjykimi në këtë formë ndodhë për herë të parë në Kosovë dhe mund të procedohet vetëm pasi të dërgohen pesë ftesa në shtetin përkatës e të jenë shpallur në kërkim për hetim në procedurë penale për së paku gjashtë muaj në gazetën zyrtare. Megjithatë, monitorues të këtij procesi deklarojnë se nuk është bërë mjaftueshëm në dënimin e kryerësve të krimeve të luftës. Të njëjtit kërkojnë nga institucionet që të shtohen resurset brenda departamentit që heton krimet e luftës. Në fund të vitit të kaluar, Gjykata Supreme përfundimisht vërtetoi dënimin ndaj Zoran Vukotiq, i dënuar me 13 vjet burg për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ky është rasti i parë dhe i vetëm i dënimit për këtë lloj krimi nga gjykatat vendore.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …