Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj, ka kaluar fundjavën në Malësinë e Karadakut, ku ka njoftuar për aderime të reja në partinë e tij. Limaj ka shprehur kënaqësinë e tij për kohën e kaluar me bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë, duke theksuar se gjithnjë e më shumë personalitete të shquara po i bashkohen Nismës Social Demokrate. “Gjithmonë kënaqësi të kalosh kohë dhe të diskutosh me personalitete të dëshmuara për vendin, të cilët çdo ditë e më shumë po bashkohen në adresën e tyre të sinqertë,” ka shkruar Limaj në postimin e tij. Ndërkohë, Limaj ka konfirmuar se Nisma Social Demokrate do të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke synuar një pjesëmarrje të fortë në skenën politike të vendit.
