Burime të medieve kanë konfirmuar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës së tij në Prishtinë do të takohet me kryetaren, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Ende nuk dihen më shumë detaje sa i takon kohës së takimeve. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh më herët se nuk do ta takojë kryeministrin, Edi Rama gjatë vizitës së këtij të fundit në Kosovë, nëse nuk do të mbahet mbledhja e dy qeverive. Ai ftoi Ramën që gjatë vizitës dy ditore në Prishtinë më 6-7 korrik, të vijohet me mbledhjen e dy qeverive që u anulua në Gjakovë. Edi Rama, nuk pranoi të komentonte refuzimin nga ana e kryeministrit të Kosovës, duke theksuar se do të flasë për këtë çështje kur të jetë koha për të folur, duke lënë të kuptohet se do të flasë sot në Prishtinë. (Euronews Albania)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …