Në cilësinë e Kryetarit të Asociacionit të Komunave ( AKK ), i shoqëruar edhe nga disa kryetarë komunash, Naim Ismajli, nga data 20.2.2017, po qëndron në një vizitë zyrtare në Turqi.
Ky delegacion i Asociacionit të Komunave të Kosovës, në krye me kryetarin Naim Ismajli, ka vizituar tri komuna në Stamboll dhe Asociacionin e Komunave të Turqisë.
Një pritje e veçantë i është bërë nga Kryebashkiaku i Stambollit, z. Kadir Topbas.
Vizita është duke u realizuar me ftesën e Asociacionit të Komunave të Turqisë.