leoni

Gjelosh Vataj

Gjelosh Vataj: Shkarkimi im nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv në ketë kompani është i jashtëligjshem

Të nderuara Media

Me shqetësim të madhë u njoftova për vendimin e bordit për shkarkimin tim nga pozita e Kryeshefit ekzekutiv.

Ju njoftoj se vendimit te Bordit të Drejtorëve ne KUR “ Prishtina” për shkarkimin tim nga pozita e  Kryeshefit Ekzekutiv në ketë kompani është i jashtëligjshem dhe në kundershtim me parimet ligjore dhe etike.

Për këtë bazohem në këto të dhëna:

1.    Bordi Drejtorëve ne KUR “ Prishtina” sh.a, më datën 09.03.2016 ne ora 9.30h ka mbajtur  mbledhje te jashtëzakonshme me te vetmin rënd ditë Shqyertimi i pozitave te Zyrtarve te Lart ne KUR “Prishtina”. Ndersa njoftimi i zyrtarve pergjegjes ( pjesmarres ne mbledhjë) është bërë per mes e-mailit zyrtar me dt; 08.03.2016, pas orës 18:00h.

KONSTATIM 1;
Konsiderojë se ky veprim i përshpejtuar i thirrjës se mbledhjës se jashtëzakonshme është ne kundershtim te plotë me Statutin e shoqeris Aksionare te miratuar nga Bordi i Drejtorve ne KUR “Prishtina”, i cili statut nenin 17, pika 3 dhe 3.1 definon qartë se citat: Bordi Drejtorëve duhet të mblidhet në vendin e njoftimit me shkrim për mbledhje, në zyrën e regjistruar të Kompanisë apo diku tjetër, kurdo që paraqitet nevoja nga ana e udhëheqësit apo nga dy (2) apo më shumë Drejtor. Njoftimi për mbledhjen duhet të ketë agjendën dhe duhet të dorëzohet me dorë së paku tre ditë para mbledhjes, me Faks apo E-mail apo me çfarëdo mënyre tjetër të cilat sigurojnë pranimin me kohë.

2.    Rëndi i ditës i mbledhjes se jashtëzakonshme.
Po ashtu thirrja e mbledhjës se jashtëzakonshme është bërë me rënd ditë, citat; Shqyrtimi i pozitave te zyrtarve te lartë ne KUR “Prishtina”, qe do te thotë se qellimi i mbledhjës se tillë ka qën vetem shqyertimi i pozitave dhe ne asnjë menyrë te merren masat e tilla esktreme per shkarkimin tim nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv. Këtë konstatim timin e argumenton edhe me shumë e-maili zyrtar i perfaqesueses te MZHE-se, perkatesisht NJMNP ku i drejtohet bordit te drejtorve se thirrja e mbledhjës se jashtëzakonshme ka karakter shqyrtues per pozitat e zyrtarëve te lartë dhe ne asnje menyrë marrjën e vendimeve te tilla per shkarkime. Përkunder kesaj Bordi i Drejtorëve ka marrë vendimin e tillë po ne ketë mbledhjë.

Arsyshmeria e Bordit të drejtorëve per vendimin e tillë ësht i bazuar ne te ashtuquajteren disa shkelje:

Citat 1: bazuar në të gjeturat e specifikuara në raportet e Auditimit të Brendshëm mbi shkeljet etike e ligjore në kontekst të legjislacionit të prokurimit publik, të pasqyruara në raportin e Auditimit të Brendshëm te proceset e prokurimit dhe furnizimeve;

KONSTATIM 2;
Konsiderojë se arsyeshmerija e tillë është plotesisht e pa arsyeshme dhe aspak e sinqert pasi qe te gjeturat e evidentuar ne  raportin e ZAB janë kryesisht apo te gjitha te gjeturat per periudhën kohore qe une fare skam qën ne poziten e Kryeshefit Ekzekutiv ne kompani pasi qe siç e dini jam shkarkuar padrejtesisht nga ish Bordi i Drejtorëve i kaluar dhe ajo periudhë është menaxhuar nga ish UD i Kryeshefit Ekzekutiv z. Selatin Retkoceri, periudhë apo keq-menaxhime keto qe une menjehër pas ri-kthimit tim si Kryeshef Ekzekutiv e kam ngritur shqetesimin dhe i kam derguar edhe ne gjykatë rastet e tilla. Ky konstatim  mundet shumë leht te analizohet nga analizimi i po atyre te gjeturave qe janë evidentuar ne raportin e ZAB, qe ne fakt Bordi i Drejtorëve është thirrur ne të.

Citat 2; Raportimin e pasaktë financiar te DRAFT raportit TM4, përkatësisht pasqyrave financiare.

KONSTATIM 3:

Konsiderojë se arsyeshmerija per thirrjë per shkarkimin tim per nje raport te tillë është tendencioze, e pa sinqert, e pa etikë dhe aspak profesionale. Ju kujtoj se Pergjegjesi kryesorë i pergaditjës dhe raportimit te pasqyrave financiare – TM4 te tilla është ZKF dhe po ashtu si te tilla këto pasqyra financiare jane ënde ne fazën DRAFT raporteve qe do te thot se nuk jan endë finale te aprovuara. Është plotesisht e pa drejt dhe jo e sinqert qe te thirren ne nje arsyeshmeri te tille ne raporte qe jane ende ne DRAFT te pa perfunduara dhe per te cilat raporte une nuk jam pergjegjes.  Ne momentin qe ishin perfunduar pasqyrat financiare (ishin bërë final) unë si Kryeshef Ekzekutiv kisha marrë masat konkrete karshi personave pergjegjes, shkeljet e pretenduara, ashtu siq i kam marrur masat ne zyrën e prokurimit.

Citat 3: Rrezikun e dëmtimit të reputacionit të ndërmarrjes; mos rikuperimin e raporteve me palët e interesit përfshirë komunat dhe donatorët; mos reflektimin relevant dhe konsistent karshi rekomandimeve të Bordit të Drejtorëve dhe komitetit të auditimit, lidhur me aktivitetet biznesore të ndërmarrjes KUR “Prishtina” sh.a.; mos efiqencën dhe efikasitetin menaxherial të ndërmarrjes në kontekst financiar, të performancës, teknik e operativ; zbehjen e marrëdhënieve me donatorët dhe institucionet vendore e ndërkombëtare;

KONSTATIM 4:
Konsiderojë se arsyeshmerija e thirrjes ne shqetesimet e tilla janë plotesisht te pa qendryeshme dhe aspak te argumentuara, dhe si te tilla jane vetem shqetesime te personave ne ketë rast te Bordit të Drejtorëve qe fatkeqesisht nuk janë te informuar mirë apo nuk kan mundur ti kapin informatat apo raportet qe ne i kemi prezantuar. Kujtojë se ne momentin e ri-kthimit tim ne poziten e Kryeshefit Ekzekutiv janë zhvilluar takime punë ditore te sinqerta me te gjithë akteret apo grupet e interesit siç janë: komunat, donatorët dhe punëkryesit dhe per te gjitha keto janë te informuar me raporte konkrete edhe Bordi i Drejtorëve dhe ne disa raste ka marrë pjesë edhe Bordi i Drejtorëve, per qka edhe jam vleresuar nga po ky Bordi i Drejtorëve per punën e bërë.

KONTATIM 5;

Konsiderojë se Bordi i Drejtorëve me vendimin e tillë është ra prehë e dezinformimeve, presioneve mediale dhe si i tillë ky vendim i Bordit të drejtorëve është edhe ne kundershtim me vet vendimin e tyre qe e bënë per ri-kthimin tim ne pozitën e Krueshefit Ekzekutiv dhe qe u zotuan dhe u rekomanduan nga aksionari qe te kontraktohet nje institucion apo firmë audituese e pavarur qe do ta kryente nje auditim te pavarur per te gjitha çështjet qe jan dezinformuar apo keq interpretuar nga zyrtaret e caktuar, e qe ne fakt keto qeshtjet i ka ngritur edhe Bordi i Drejtorëve ne arsyeshmerin e shkarkimit tim nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv. Ka qënë krejt normale dhe po ashtu profesionale qe pasi qe te ishin audituar nga auditor te pavarur te gjitha qeshtjet e ngritura te ishte marrur vendimi i tillë poqese do te ishin gjetur gabime.

Nga te gjitha këto qe u thanë me lartë konsideroi se vendimi i Bordit per shkarkimin timë nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv ështe joligjorë i pa argumentuar ne asnje pikë dhe i porositur nga njerëz per intersa te ngushta personale.

Prandaj unë do te kundershtoi ne te gjitha institucionet relevante te Republikës se Kosovës.
Njoftoi opinionin se gjatë gjithë kohës sa kam punuar pas rikthimit unë kam qenë  ne një  presion nga persona te nivelit me te lartë qe te dorëhiqem nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, te cilën gjë asnjeher nuk e kam pranuar.

Njoftoi opinionin publik se KUR “PRISHTINA” per çdo vitë ka pasur ngritje te performancës dhe për këtë janë te njoftuar edhe anëtarët e Bordit të drejtorëve.

Qe nga viti 2010 kur te hyrat ne KUR “Prishtina ishin rreth 7 Milion Euro/Vjetore, viti 2015 me te gjitha ndodhitë jo te mira qe ndodhën  te hyrat vjetore ishin rreth 11 Milion Euro, edhe këtë vite fitimi është me shumë se 400,000 Euro.

Shpresoi qe keto ngjarje te mos ndikojne ne rezultate jo te mira per Kompaninë e Ujësjellsit Rajonal “PRISHTINA” dhe te punesuareve ne këtë kompani.

Dua te besoi se keto veprime te Bordit të Drejtorëve nuk do te ketë impakte ne mbarevajtjen e investimeve ne Kompaninë tonë sepse edhe pa keto veprime te Bordit të Drejtorëve ne kemi pasur sfida te mëdha me realizimin e synimit qe te furnizojme 24 orë me ujë  konsumatorët tanë.

Krejt ne fund besoi te gjithë konsumatorët tanë jane ne dijeni se situata asnjeher pas luftës nuk ka qenë me e mire sesa tani sa i perket furnizimit me ujë te pijëshem.

Me  respekt: Gjelosh Vataj

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …