Policia e Kosovës ka arritur të deminojë me sukses një
mjet shpërthyes që ishte vendosur në xhaminë e Drenasit. Ekipet e deminimit
gjetën në vendin e ngjarjes një sasi prej 1.5 kg esploziv, që ishte vendosur afër
objektit të xhamisë. Imami i xhamisë së Drenasit, Osman Musliu, është shprehur i
tmerruar nga ky rast. “Ata që kanë vendosur eksplozivin në xhami duket se kanë
qenë profesionistë të vërtetë”, ka thënë imami, Osman Musliu. Policia ende nuk
ka ndonjë të dyshuar për vendosjen e eksplozivit në xhaminë e Drenasit.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri: Kryeministri, Albin Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka vlerësuar se kryeministri, Albin Kurti ka …