leoni

Gjendja e sigurisë në komunën e Deçanit e qetë, kërkohet përkushtim më i shtuar për prerjet ilegale të pyjeve

Në Komunën e Deçanit u mbajt mbledhja e dytë e KKSB-së për vitin 2019 (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi). Të pranishëm ishin anëtarët e KKSB-së dhe përfaqësues nga OSBE, dhe KFOR-i. Fillimisht Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ,njëherit edhe kryesues i këtij këshilli hapi mbledhjen duke i përshëndetur të pranishmit, pastaj hodhi në votim rendin e punës, me ç’rast edhe u aprovua.

  1. Çështja e sigurisë në komunën e Deçanit

  2. Të ndryshme

Pas Miratimit të rendit të punës kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i uroi mirëseardhje komandantit të ri të Stacionit Policor në Deçan Kapiten Faik Jahmurataj. Duke e vlerësuar se çështja e sigurisë është e kënaqshme ndër të tjera tha se, muaji mars ka qen pak shqetësues për komunën e Deçanit, kishim mbi 81 zjarre të ndezura nga pakujdesia e qytetarëve por falë përkushtimit të njësisë së zjarrfikësve po ashtu edhe KFOR-it dhe qytetarëve vullnetarë, kemi arritur që këto zjarre ti lokalizojmë pa shkaktuar dëme të mëdha dhe humbje në njerëz. Shqetësuese mbetet dukuria e vazhdueshme për prerjen ilegale të pyjeve dhe njëherit potencoi se kjo dukuri duhet të evitohet duke i forcuar më tepër mekanizmat Policorë, Agresionin e Pyjeve, Agjensionin e Parkut Kombëtar që kjo dukuri të evitohet tërësisht. Për kryetarin Ramosaj shqetësim mbet mos vetëdijesimi i qytetarëve për hedhjen e mbeturinave dhe krijim te deponive të egra të cilat nuk e pasqyrojnë komunën e Deçanit ashtu siç i ka hije. Nga ky takim kërkoi vetëdijesim të qytetarëve po ashtu përkushtim nga organet e sigurisë duke shtuar që shqiptimi i gjobave mandatorë vetëm sa ka nisur dhe nuk do të ketë faljen çoftë për individ ekonomi familjare dhe subjekte afariste. Edhe komandanti i Stacionit Policorë në Deçan Kapiten Faik Jahmurataj, tha se pas marrjes së kësaj detyre kam bërë një analizë të përgjithshme duke i analizuar takimet e më hershme dhe statistikat e punëve operative në kuadër të këtij stacioni të cilat janë në interes të qytetarëve , dhe kam konstatuar se gjendja e sigurisë në komunën e Deçanit është në nivelin e duhur, ndërsa sa i përket prerjeve ilegale të pyjeve duhet të veprojmë për uljen e kësaj dukurie apo në vazhdimësi heqjen tërësisht të kësaj dukurie dhe kërkoi nga ana juaj dhe e gjithë qytetarëve që të rrisin besimin ne Policin e Kosovës sepse duke bashkëpunuar ne rrisim nivelin sigurisë dhe zbardhjen e rasteve të cilat raportohen. Drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim Izet Zenuni, bëri të ditur se së shpejti do të nisin punimet për rregullimin e rrugës kryesore të qytetit, ne si drejtori jemi duke punuar harta për informim të qytetarëve dhe kërkojmë bashkëpunim edhe me polici që pas vendosjes së hartave edhe policia të jet e gatshëm në bashkëpunim për ti orientuar qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët dytësore në qytet. Po ashtu në fund të këtij takimi kryetari Ramosaj bëri të ditur se nga rekomandimi i takimit paraprak të KKSB-së lidhur më shqetësimin nga qentë endacak ju kemi referuar Agjensionit të Veterinës dhe ushqimit për këtë shqetësim dhe  janë dhanë premtime se do të merret parasysh shqetësimi ynë në evitimin e kësaj dukurie se shpejti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …