leoni

Gjendja në arsimin e Malishevës e mirë dhe mësimi zhvillohet pa probleme

Task Forca komunale për arsim në Komunën e Malishevës, e ka mbajtur takimin e rregullt, ku është shqyrtuar situata në arsimin e Malishevës, sa i përket situatës me pandeminë covid-19. Situata u vlerësua e mirë dhe mësimi në të gjitha shkollat po zhvillohet normalisht. Po ashtu edhe situata e përgjithshme me cvoid-19 në Malishevë, u vlerësua e qetë dhe nën kontroll. Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, ka bërë të ditur se deri më tani është i regjistruar vetëm një mësimdhënës me covid-19, dhe në atë rast janë bërë të gjitha veprimet e nevojshme sipas udhëzimeve dhe rekomandimeve. Po ashtu edhe situata e përgjithshme me covid-19, u vlerësua e qetë dhe nën kontroll. Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka njoftuar se janë tetë raste aktive dhe të gjithë janë në fazën e fundit të shërimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …