Mediet në Maqedoni bëjnë të ditur se pas debateve të shumta lidhur me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit situata politike në vend po acarohet. Gjykata administrative ka urdhëruar rivotimin në një qendër në Tearcë pranë Tetovës, që mund ta ndryshojë rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve, në dëm të partisë VMRO-DPMNE, e cila ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në rivotim e as nuk do ta njohë rezultatin. Gjendja e tensionuar ka shqetësuar komunitetin ndërkombëtar, pas retorikës kërcënuese ndaj disa ambasadorëve perëndimorë. Lidhur me këtë problem ka reaguar edhe Departamenti i Shtetit. Rivotimi në Tearcë të Tetovës, i caktuar për më 25 dhjetor, me vendim të Gjykatës Administrative, mund të ndikojë, në më shumë aspekte, të politikës, por dhe sigurisë.
Kontrolloni gjithashtu
Ehat Miftaraj: Kurti ka legalizuar varfërinë dhe po e thellon atë me zgjedhje të reja
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti, …