Mediet ndërkombëtare njoftojnë për gjendje alarmante në Brazil për shkak të koronavirusit. Gazeta “The Guardian” shkruan se në këtë shtet të Amerikës së Jugut, se kanë humbur jetën mbi 33 mijë banorë nga koronavirusi. Deri më tani, në këtë vend nga virusi KOVID-19 janë prekur afër 500 mijë banor. Rajonet më të prekura janë Sao paulo dhe Rio de Janerio ndërsa numri më i lartë i të infektuarve për një mijë banorë është regjistruar në pjesët veriore dhe verilindore të vendit, ku popullsia është më e varfër dhe kapacitetet e organeve shëndetësore janë shumë të kufizuara. Ka zëra se numri i të infektuarve dhe vdekurve është edhe më i madh por ky nuk është evidentuar për shkak se nuk ka pasur testim masiv të popullsisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …