Mediet ndërkombëtare njoftojnë për gjendje tejet të rënduar në Indi për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi. Njoftohet se përkeqësimit të gjendjes i ka kontribuar një variant i ri i virusit kovid-19, variant i cili përveç se është më agresivë ka edhe përhapje shumë të shpejt. Njoftohet se vetëm brenda 24 orëve të fundit, në këtë vend janë regjistruar 3 mijë e 689 viktima por thuhet se të dhënat jo zyrtare tregojnë për një numër edhe më të madh. Më 1 maj, India është bërë shteti i parë në botë që ka regjistruar mbi 400 mijë të infektuar me këtë virus brenda një dite. Kjo ka bërë që kryeministri i Indisë, Narendra Modi të takohet sot me ministrin e Shëndetësisë për të analizuar krizën shëndetësore. Poashtu njoftohet se në Indi janë shfaqur vështirësi edhe me krematoriume pasi numri i të vdekurve ka tejkaluar kapacitetet e tyre për djegien e trupave të pajetë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …