Agim Çeku

Gjeneral, Agim Çeku thotë se Kosova shumë shpejtë duhet të formojë Ushtrinë e vet

Ish-Komandanti i SHP të UÇK-së, gjeneral Agim Çeku, thotë  se Kosova shumë shpejtë duhet të formojë Ushtrinë e vet, qoftë përmes ndryshimeve kushtetuese, ligjit apo formave të treta të mundshme. Qeveria dhe Kuvendi duhet të aktivizohen më shumë në përmbushjen e kërkesës së qytetarëve dhe nevojave të forcimit të shtetit.  Kosova në vazhdimësi është përballur me përpjekjet e Serbisë për destabilizim të situatës këtu, me çka edhe po e rritë presionin kohëve të fundit. Ne duhet t’u bëjmë ballë kërcënimeve të Serbisë dhe t’i ndalojmë ato. Kosova është dashur ta ketë ushtrinë deri tash. Por mendoj që tani është krijuar një ‘momentum’, është krijuar një nevojë imediate që të krijohet ushtria, në këtë mënyrë apo në atë mënyrë. Qeveria të lëvizë dhe Kuvendi  ta krijojë sa më parë ushtrinë e Kosovës, ka thënë mes tjerash, për Kosovapress, ish-gjenerali i UÇK-TMK-së, Agim Çeku.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …