Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë takuar me drejtorin e Agjencisë për Bashkëpunim në Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), James. A. Hursch. Në këtë takim është biseduar rreth blerjeve të pajisjeve ushtarake të cilat janë në proces përmes programit të FMS dhe FMF, me ç’ rast Ministri Mehaj u shprehu mirënjohjen e tij qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bashkëpunimin e ngushtë sa i përket investimeve në pajisje ushtarake si dhe përkrahjen e dhënë në trajnimin e ushtarakëve tanë në përdorimin e këtyre pajisjeve. Për dallim nga Serbia që partner ka Rusinë, për ne, SHBA, mbetet partneri ynë kryesor në këtë drejtim, ngase synimi ynë është të bëjmë ngritjen e kapaciteteve tona në përputhje me standardet e NATO-s, në ndërveprueshmëri me Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Ministri Mehaj me këtë rast.
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …