Gjeneral Daut Haradinaj me gjeneral, Agim Çekun, qëndruan në Kroaci, me rastin e 27-vjetorit të fillimit të operacionit, Stuhia

Gjeneral Daut Haradinaj me gjeneral, Agim Çekun, qëndruan në Kroaci, me rastin e 27-vjetorit të fillimit të operacionit, Stuhia

Gjeneral, Daut Haradinaj, bashkë me komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si eprorit të lartë  të luftës në Kroaci, Agim Çeku, gjatë ditës së sotme kanë qëndruar  në Knin  me rastin e 27-vjetorit të fillimit të operacionit Stuhia (Oluja). Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj, përmes një postimi ku ka shkruar se: Sot ndodhemi  në Knin të Kroacisë, aty ku para 27 vjetësh filloi operacioni për dëbimin e armatës serbe nga Kroacia. Është ndjenjë e veçantë të jesh i pranishëm bashkë me luftëtarët kroatë, të cilët e  mposhtën ushtrinë e Millosheviqit, shkroi Haradinaj. Të shtojmë me këtë rast në në Luftën Atdhetare të Kroacisë kanë marrë pjesë më shumë se dy mijë luftëtarë dhe eprorë të lartë  shqiptarë, në mesin e tyre kanë rënë edhe shumë dëshmorë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …