leoni

Gjeneral Major Timothy E. Orr shpallet “Qytetar Nderi i Burimit”, ish-Istogut

Gjeneral Major Timothy E. Orr shpallet “Qytetar Nderi i Burimit”, ish-Istogut

Komuna e Burimit në një ceremoni solemne të kuvendit të komunës dorëzoj aktin e shpalljes së “ Qytetar Nderi” të komunës së Istogut Gjeneral Major Timothy E. Orr, agjutant i përgjithshëm i gardës nacionale në IOWA. Në fjalën hyrëse kryesuesi i kuvendit komunal Qaush Balaj u shpreh se Gjeneral Major Timothy E. Orr është një oficer shembull i ushtrisë Amerikane me dyzet vite shërbim. Gjenerali Orr përpos si një ushtarak i suksesshëm është edhe mësimdhënës/pedagog i certifikuar. Gjenerali Orr është anëtar aktiv i dhjetëra bordeve Amerikane ushtarake dhe civile, duke përfshirë sigurinë kombëtare Amerikane, sigurinë kibernetike, emergjencat kombëtare, shoqatën e Guvernatorëve por edhe në avancimin e të drejtave dhe kujdesit të veteranëve, familjeve të rënëve në luftëra të ndryshme, shkencës dhe teknologjisë, projekteve që promovojnë zhvillimin ekonomik të shtetit të lowa-s dhe shumë fusha tjera. Ndër arsyet kryesore që e bëjnë të veçantë kontributin e gjeneralit Orr për Kosovën janë: përgatitja dhe mbrojtja e pakos konkuruese në emër të Gardës Kombëtare të lowa-s dhe shtetit të lowa-s që në një konkurencë nga më shumë se dhjetë shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të fitoj përzgjedhjen si shtet partner në Programin e Partneritetit Shtetëror në mes të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në vitin 2011.

Pas pranimit të dekorimit “ Qytetar Nderi” të komunës së Istogut Gjeneral Major Timothy E. Orr, u shpreh shumë falënderues duke thënë se ndihet shumë i previligjuar që më prezantuat sot çelësin e qytetit të Istogut. “Për mua nuk ka arritje me të madhe se të pranoj çelësin e Istogut, jam i nderuar si qytetar i juaj i ri të them që familja ime ishte këtu dy vite me parë dhe ne kemi rënë në dashuri me qytetin e Istogut dhe para dy viteve nuk e kisha menduar që do të jem qytetarë i qytetit të juaj dhe për mua është një nder i veçantë  që sot të them që jam qytetar me i ri i Istogut. Unë planifikoj që shumë shpejt të vi prapë dhe të kaloj me shumë kohë me ju, të eci nëpër rrugë, të bisedoj me qytetarë dhe ti gjejë të gjitha të mirat që i ka Istogu”, tha nder të tjera Gjeneral Major Timothy E. Orr.  (Jeta Balaj, zyrtare për informim publik, e komunës së Istogut).

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …