Zëvendës-shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ushtrisë serbe, gjeneral-nënkoloneli, Petar Cvetkoviq, ka vizituar bazat serbe ushtarake të vendosura në kufi me Kosovën, ne Merdare dhe në Zonën e Sigurisë Tokësore dhe është bindur për aftësinë e shkëlqyer të pjesëtarëve të njësisë për të kontrolluar Zonën e Sigurisë Tokësore dhe sigurimin e sikut thotë ai të “vijës administrative” drejt Kosovës, ka kumtuar Ministria e Mbrojtjes e Serbisë. Cvetkoviq ka kontrolluar gjendjen dhe organizimin e jetës dhe punës në këto baza nën përgjegjësinë e brigadës së tretë të ushtrisë tokësore serbe. Në fund të vizitës, gjenerali serb falënderoi ushtarët dhe oficerët e angazhuar në ato baza për aftësitë e treguara dhe qëndrimin profesional ndaj detyrimeve të tyre, duke theksuar se kompetenca dhe morali i tyre i lartë garantojnë zbatimin me sukses të të gjitha detyrave dhe sigurinë e qytetarëve në këtë pjesë e Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …