Gjeneral Rama përgëzoi ushtarët e FSK-së që zunë vendin e parë në garën “Ushtari më i mirë”

Gjeneral Rama përgëzoi ushtarët e FSK-së që zunë vendin e parë në garën “Ushtari më i mirë”

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama,  priti sot dy ushtarët e Brigadës për Reagim të Shpejtë të FSK-së, tetarin Rafet Gashi dhe ushtarin Liridon Selimi, të cilët i përgëzoi për paraqitjen e jashtëzakonshme në garën ushtarake shumëkombëshe “Ushtari më i mirë”. Kjo garë ishte organizuar nga KFOR-i amerikan në Kampin Bondsteel prej 11deri më 13 shkurt 2016, ku morën pjesë 10 ekipe të ushtrive të shteteve të NATO-s, të cilat shërbejnë në Kosovë, si nga Amerika, Gjermania, Polonia, Hungaria etj . Ekipi i FSK-së në këtë garë u përfaqësua nga tetari Rafet Gashi dhe ushtari Liridon Selimi, të cilët dolën më të mirët në të gjitha disiplinat, si: Gjuajtje me armë të shkurtra dhe të gjata, kursi i pengesave–kalitje fizike, marshim rrugor 10 km me 16 kg ngarkesë, montim dhe çmontim i armëve dhe ndihmë e parë.  Rama, gjatë këtij takimi i përgëzoi tetarin Gashi dhe ushtarin Selimi për suksesin e arritur në këtë garë ndërkombëtare. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, më pastaj, kërkoi angazhim maksimal edhe në të ardhmen duke marrë shembuj të mirë të pjesëtarëve të FSK-së, të cilët kudo ku po shërbejnë në Botë, po tregojnë rezultate të shkëlqyeshme.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …