Gjeneral, Rrahman Rama: FSK-ja është e gatshme për të kontribuar për paqe e stabilitet në rajon e më gjerë

Ministria e Mbrojtjes njofton se komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Rrahman Rama ka marrë pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane që u mbajt në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane për Evropës dhe Afrikë në Wiesbaden të Gjermanisë. Gjatë fjalës para të pranishmëve ai i ka njoftuar ushtarakët me të arriturat e deritashme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe objektivat për të ardhmen në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së, duke shprehur gatishmërinë e plotë për ofrimin e tyre në misione të përbashkëta në të mirë të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë. në Konferencën e Ushtrive Evropiane që u mbajt në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane për Evropës dhe Afrikë në Wiesbaden të Gjermanisë kanë marrë pjesë komandantë të lartë të forcave tokësore, oficerë dhe përfaqësues nga afërsisht 40 vende aleate evropiane dhe partnere të SHBA-së dhe Kanadasë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …