Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant, Rrahman Rama, ka mbajtur sot në Mitrovicë një ligjeratë me studentët e universitetit “Isa Boletini”. Në ligjëratën e tij, ai u tha studentëve se formimi i Ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor të këtij viti është momenti me i rëndësishëm që prej pavarësisë së Kosovës. Gjenerali ka thënë se ky është vetëm fillimi i një transformimi, por obligimet dhe angazhimet do të jenë shumë më të mëdha se tani. “Ne si ushtri jemi produkt i NATO-s, sepse synimi jonë është që të jemi pjesë e strukturave euroatlantike. Kemi donacione dhe është shumë me rëndësi që nuk jemi barrë e shtetit të Kosovës për buxhet, 12 milionë do të kemi investim nga SHBA-të vitin e ardhshëm”, ka thënë Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …