Gjeneral Rrahman Rama: Transformimi i FSK-së në ushtri është në duart e liderëve tanë politik

Gjeneral Rrahman Rama: Transformimi i FSK-së në ushtri është në duart e liderëve tanë politik

Shndërrimi i Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur të Kosovës është plotësisht në duart e liderëve politik në vend, dhe kjo mbetet një sfidë e radhës, për të cilën gjenerali i FSK Rrahman Rama është i bindur se do të ketë një vendimmarrje strategjike nga klasa politike. Rama këto komente i ka bërë në ceremoninë e betimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së që u mbajt sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Ai shtoi se jo rastësisht FSK është institucioni më i besueshëm, pasi pjesë e saj janë djemtë dhe vajzat të këtij vendi që e bëjnë krenarë Kosovën çdo ditë. Mirëpo, Rama duke iu drejtuar kadetëve, kërkoi nga ta të mos bëjnë kompromis asnjëherë me detyrën, nderin dhe atdheun.

“Tani jemi pran një sfide tjetër, transformimin e Forcave të Sigurisë në Forcë të Armatosur, ky proces është plotësisht në duart e liderëve tanë poltik, të cilët jam i bindur se do ta gjejnë mënyrën më të mirë për vendimmarrje strategjike.  Kadetë të nderuar po ju drejtohem shkurt dhe qartë, gjatë katër viteve të ardhshme ju do të edukoheni, zhvilloheni, trajnoheni si udhëheqës, por në asnjë mënyrë mos bëni kompromis me detyrën nderin dhe atdheun. Respektimi i vlerave dhe standardeve do t’ju bëjnë persona më të mirë në ushtri, në familje dhe në shoqëri”, theksoi gjeneral Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …