Gjenerali Sylejman Selimi, gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën e Hagës, ka deklaruar se nuk kishte dijeni që Azem Syla ishte komandant i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai tha se e dinte vetëm për emërimin e Jakup Krasniqit dhe Sokol Bashotës si zëvendëskomandantë. Në pyetjen e avokatit të Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, lidhur me njohuritë e ndërkombëtarëve për këtë emërim, Selimi tha se asnjë komandant i zonave operative, përfshirë atë të Drenicës, nuk e kishte dijeni për rolin e Azem Sylës, si një person që kishte njohuri në logjistikë, por asnjëherë nuk ishte informuar për emërimin e tij në këtë pozicion. Ai gjithashtu sqaroi se organizimi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ishte i paqartë për shumë komandantë dhe se emërimet nuk ishin diskutuar me ata që drejtonin zonat operative. Sylejman Selimi pranoi se konsultimet mes komandantëve për organizimin më të mirë të strukturës ishin të nevojshme, ndërsa për disa çështje të tjera, ai mohoi se kishte dijeni të plotë.