Gjeneralbrigade Chris McKinney viziton Prishtinën, diskuton bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje

Gjeneralbrigade Chris McKinney, zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Planeve, Politikave, Strategjisë dhe Aftësive të Komandës Evropiane të SHBA-së, ka vizituar së fundmi Prishtinën. Gjatë qëndrimit të tij, ai është takuar me udhëheqës të lartë të Ambasadës amerikane dhe ushtarakë kosovarë, përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe komandantin e Shtabit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Nëpërmjet këtij takimi, u diskutuan çështje të rëndësishme lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë, si dhe zhvillimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes së Kosovës. Komanda Amerikane në Evropë njoftoi se ky takim ka ofruar mundësinë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të forcuar marrëdhëniet në këtë fushë, duke u fokusuar në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Macron diskuton me Vuçiq për temat dypalëshe dhe integrimin Evropian të Serbisë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij serb, Aleksandar …