Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur, në takim Gjenerallejtënant Peter Scott, Zëvendës Komandant i Komandës së Forcave të Bashkuara në Napoli. Gjatë takimit, komandanti, Bashkim Jashari e informoi z Peter Scott mbi situatën e sigurisë në rajon dhe në Kosovë, si dhe për arritjet e FSK-së në kuadër të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit. Gjenerali Jashari theksoi progresin në zhvillimin e kapaciteteve luftarake të FSK-së dhe kontributin e saj në ruajtjen e paqes ndërkombëtare, përfshirë angazhimin në misione jashtë vendit. Po ashtu, u diskutua lidhur me mbështetjen e FSK-së për Ukrainën, duke përfshirë trajnimin e trupave ukrainase në operacionin “INTERFLEX” dhe në fushën e sigurisë. Bashkim Jashari shprehu gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin mes FSK-së dhe KFOR-it.