200 mijë ushtarë janë vrarë nga të dyja palët në luftën në Ukrainë. Ky është raporti që vjen nga gjenerali i lartë amerikan, Milley i cili vlerëson se rreth 100,000 ushtarë rusë dhe 100,000 ukrainas janë vrarë ose plagosur në luftën në Ukrainë. Shifrës tragjike i shtohet edhe ajo e 40 mijë civilëve ukrainas që kanë humbur jetën për shkak të bombardimeve ruse. Por sipas tij shenjat që Kievi ishte i gatshëm të rihynte në bisedime me Moskën ofronin “një dritare” për negociata. Ditët e fundit, Ukraina ka sinjalizuar një gatishmëri për të zhvilluar disa diskutime me Moskën, pasi presidenti Volodymyr Zelensky hoqi dorë nga kërkesa që Vladimir Putin, të largohej nga pushteti përpara se të rifillojnë negociatat. Gjenerali Milley i cili shërben si këshilltari më i lartë ushtarak i Presidentit Joe Biden, tha se shifrat e viktimave mund të bindin Moskën dhe Kievin për nevojën për të negociuar gjatë muajve të ardhshëm të dimrit, kur luftimet mund të ngadalësohen për shkak të kushteve të motit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …