Gjenerali amerikan Timothy Orr thotë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara mbeten të pa lëkundura

Gjenerali amerikan Timothy Orr thotë se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-ve mbeten të pa lëkundura

Gjenerali amerikan i Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr, i cili po qëndron për një vizitë lamtumire në Kosovë, tha se dalja e tij në pension, nuk do ta ndalë angazhimin e tij për të mirën e Kosovës. Gjenerali Orr tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara mbeten të pa lëkundura, ndërsa u shpreh i nderuar të ketë dhënë kontributin e tij në këtë partneritet. Ai po ashtu potencoi se e ardhmja e Ushtrisë së Kosovës është e ndritur dhe se  SHBA-të do të jenë partnerë i tyre edhe në të ardhmen. Sipas tij, brenda 10 vjetësh FSK-ja do të transformohet tërësisht në ushtri. Orr tha po ashtu se lidhja mes kosovarëve dhe qytetarëve të IOWA-s është e veçantë sepse të dy popujt kanë vuajtur shumë gjatë luftës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …