Komandanti i KFOR-it, në Kosovë, Gulielmo Luigji Miglietta, po mbanë takimeve lamtumirëse me zyrtarë të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Gjenerali Miglietta, si pjesë të angazhimeve në fund të mandatit të tij trembëdhjetë muajsh në Kosovë, takoi kreun e Zyrës së BE-së dhe përfaqësuesin Special, Samuel Zhbogar, ushtruesin e detyrës së kreut të EULEX-it, Bernd Thran, kreun e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Zhan Klod Shlumberger, dhe përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe kreun e UNMIK-ut, Zahir Tanin. KFOR-i, për mes një komunikate bën të ditur të gjithë këta zyrtarë të lartë shprehën mirënjohjen për bashkëpunim të frytshëm dhe shumë të ngushtë me KFOR-in në përmbushjen e sfidave të ndërsjella gjatë trembëdhjetë muajve të kaluar.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …