leoni

Bahtiri priti në takim Gjeneralin Kudusi Lama

Kryetari i komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri ka pritur në takim Gjeneralin e mirënjohur të Ushtrisë Shqiptare, Kudusi Lama, i cili ishte i  interesuar të dijë për gjendjen aktuale në qytetin e Mitrovicës, si qytet më specifik i Kosovës, sidomos në aspektin e sigurisë, me ç’rast  kryetari Bahtiri, e njoftoi se në qytetin që drejtohet nga ai siguria është në nivelin më të lartë, pasi që krimi sipas raporteve zyrtare të policisë ka rënë për 76%.

“ Çdo shqiptar në oborrin e secilit e kemi nga një gisht dheu që është e tij dhe e kemi obligim t’i dalim Zot. Ti këtu je duke u mbajtur fortë, pasi që e ke shumë të vështirë”, tha gjenerali Lama, duke e vlerësuar lartë punën e kryetarit Bahtiri, sidomos për kontributin e dhënë për rivarrosjen e eshtrave të Isa Boletinit në vendlindjen e heroit.

Ndërkaq, kryetari Bahtiri e falënderoj gjeneralin në emër të tij dhe të qytetarëve të Mitrovicës, për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në luftën çlirimtare të UÇK-së.

“Për mua jeni një njeri shumë i madh, pasi që në momentin e duhur ke sakrifikuar shumë për çlirimin e Kosovës”, tha i pari i Mitrovicës.

Kryetari Bahtiri, duke folur për situatën aktuale në Mitrovicë, tregoi se qytetin e ka gjetur në gjendje të tensionuar dhe pa investime.

“Ka pasur njerëz që janë pasuruar prej korrupsioni, të cilët kanë përfituar nga barrikadat, e që janë këndej e andej urës. Por ne përballemi edhe me një sfidë, pasi që në jug gjenden 12 mijë refugjatë nga pjesa veriore, të cilët janë shpërngulur për shkak të pasigurisë dhe presionit që u është bërë.

Mirëpo, prej ardhjes time gjendja edhe në veri është stabilizuar dhe për këtë kontribut kanë dhënë edhe organet e sigurisë”, tha kryetari Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …