Agjencia kroate e lajmeve HINA, bëri të ditur se kryesuesi i Këshillit ushtarak të NATO-s, gjenerali, Petr Pavel ka deklaruar se Ballkani vazhdon të mbetet burim i munshëm i përplasjeve ushtarake. Ai porositë që Aleanca veriatlantike patjetër duhet të aftësohet për kundërvënie ndaj kundërshtarëve dhe mbrojtjes së anëtarëve të saj, si edhe për rol më të madh në luftën kundër terrorizmit. Pavel citohet të ketë thënë se situata në një pjesë të Evropës është larg stabilitetit, duke theksuar se Ballkanit i kanoset terrorizmi islamik, por edhe ndikimi rus. Duke e konsideruar Bosnjën dhe Hercegovinën si vendi ku mund të mblidhen terroristë, gjenerali Pavel ka deklaruar se nuk pret valë të shtuara të refugjatëve në drejtim të Evropës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …