Gjenerali Wesley Clark, përfaqësues i Kompanisë “Envidity”: Po presim Qeverinë e Kosovës të na lejojë investimet

Gjenerali Wesley Clark, përfaqësues i Kompanisë “Envidity”: Po presim Qeverinë e Kosovës të na lejojë investimet

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, ish komandanti i NATO-s gjatë bombardimeve në Serbi, në vitin 1999, i cili përfaqëson Kompaninë “Envidity”, ka deklaruar se është në pritje të vendimit të institucioneve të Kosovës për lejimin e investimeve në fushën e mineraleve energjetike . Komentet e tij, Clark i ka bërë për “Radion Evropa e Lirë” gjatë qëndrimit në Mal të Zi, ku ka marrë pjesë në një takim të organizuar nga Forumi Global i Qytetarëve. Ai ka thënë se në Kosovë janë kryer disa punë fillestare sa u përket investimeve në fushën e burimeve të qymyrit, por nuk ka ende vendim të institucioneve. “Në çdo rast, Qeveria është ajo që duhet të ketë një qëndrim të përbashkët. Ajo duhet të krijojë një konsensus, duhet të ofrojë mundësitë. E nëse nuk e bën këtë, pra nuk arrin konsensus dhe ofron mundësi, investimet private nuk mund të vijnë. Pra, këto investime nuk ndodhën në Kosovë për shkak të reagimeve në Kuvend për lejimin e shfrytëzimit të burimeve të thëngjillit.

Në fund të shtatorit të vitit 2016, Kuvendi i Kosovës pati shtyrë miratimin e kërkesës së Qeverisë së Kosovës për ta pajisur me licencë Kompaninë “Envidity Energy Kosova”, për hulumtimin e mineraleve energjetike në Kosovë. “Envidity Energy Kosova”, drejtohet nga gjenerali Wesley Clark. Kjo kompani ka shprehur interesim për gazifikimin nëntokësor të qymyreve të Kosovës dhe prodhimit të gazit sintetik (syngas), dizelit dhe kerozinës, dhe ajo fillimisht ka aplikuar për licencë që në vitin 2013. Kompania “Envidity” ka aplikuar në këtë Komision për tri licenca; sipërfaqja totale e të tri kërkesave ka mbi 3 mijë e 400 kilometra. Projekti ka të bëjë me gazifikimin e thëngjillit nëntokësor përmes metodës teknologjike e cila mundëson prodhimin e naftës sintetike (dizel) nga procesi kimik i gazifikimit të thëngjillit, përmes përdorimit të teknologjive të përparuara. “Envidity” parasheh se do të rris prodhimin fillestar prej 1200 fuçi të derivate në ditë në 20 mijë fuçi duke investuar në fillim 15 milionë dollarë për të arritur në pesë miliardë dollarë, investime. Projekti i kompanisë “Envidity” parasheh që fillimisht të krijohen 100 vende pune, kurse më pas numri i të punësuarve do të arrijë në 300.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …