leoni

Gjenerali shqiptar Bajram Begaj është pritur sot në takim nga ministri Berisha dhe komandanti i FSK-së gjeneral Rama

Gjenerali shqiptar Bajram Begaj është pritur sot në takim nga ministri Berisha dhe gjenerali Rama

Ministri i Mbrojtjes z. Rrustem Berisha, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe sekretari i përgjithshëm dr. Shkelzen Sylaj kanë pritur sot, në takime të ndara, komandantin e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade Bajram Begaj.

Gjatë takimeve u çmua lart bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë si dhe bashkëpunimi i frytshëm dypalësh ndërmjet të dy forcave të dy vendeve tona si dhe u theksua nevoja për intensifikimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen, ndërmjet dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në fushën e arsimimit edhe edukimit ushtarak modern.

Vizita e gjeneralit Begaj në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet FSK-së dhe FARSH-së, ku një grup prej 25 pjesëtarëve të Kursit të Lartë të Oficeri, duke përfshirë edhe personelin pedagogjik të Departamentit të Lidershipit dhe Shkencave Shoqërore po zhvillojnë një vizitë mësimore: ,,Promovimi i vlerave të ndërhyrjes ushtarake të NATO në Kosovë, roli i saj në çlirimin e Kosovës nga Serbia, si dhe rëndësia e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare për njohjen e pavarësisë së saj’’.

Gjenerali shqiptar Bajram Begaj është pritur sot në takim nga ministri Berisha dhe komandanti i FSK-së gjeneral Rama

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …