22 vjet më parë, NATO filloi një fushatë ajrore kundër ish-ushtrisë dhe policisë Jugosllave. Për 78 ditë NATO sulmoi federatën e atëhershme Jugosllave për t’i dhënë fund spastrimit etnik që Sllobodan Millosheviçi po e bënte duke përdorur të gjithë arsenalin e tij ushtarak kundër shqiptarëve të Kosovës. Fushata e aleancës së NATO-s u drejtua nga gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark. Në këtë përvjetor, fotot e liderëve të atëhershëm perëndimorë u bënë virale në mediat sociale në Kosovë. Dhe fotografia e gjeneralit Clark u ilustrua gjithashtu si një shenjë mirënjohje për kontributin e tij në lirinë e Kosovës. Gjenerali Clark ka thënë se është krenar për popullin e Kosovës i cili luftoi për lirinë e tij dhe këmbënguli për të krijuar qeveri demokratike. Ai ka rrëfyer edhe nismën e fushatës së NATO-s për të ndërhyrë në luftën që Serbia po bënte në Kosovë. Clark foli edhe se a është e mundur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar edhe se Serbia duhet t’a ndihmojë popullin e tyre që të kalojë nacionalizimin e vjetër. /kp/
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …