Pas një periudhe njëvjeçare, zëvendëskomandanti i KFOR-it, austriaku gjeneral-brigade Reinhard Ruckenstuhl ia ka dorëzuar sot detyrën pasrendësit të tij, zviceranit, gjeneral-brigade Laurent Michaud. Gjenerali Reinhard Ruckenstuhl, gjatë fjalës së tij lamtumirëse, shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij për të gjitha të arritura që janë bërë gjatë këtij viti të punës intensive. Ai e falënderoi komandantin e KFOR-it dhe të gjithë pjesëtarët e tjerë të KFOR-it për bashkëpunimin e ngushtë që iu ofrua gjatë këtij viti. “Jemi këtu krah për krah si bashkëluftëtarë për të arritur pajtimin e ndërsjellë, i cili do të hapë rrugën e perspektivës pozitive për të ardhmen”, tha gjenerali Ruckenstuhl. Komandanti i KFOR-it, gjeneral Lorenzo D’Addario e përshkroi zëvendëskomandantin në largim si “udhëheqës shumë të mirë, këshilltar dhe mik të shkëlqyeshëm, njeri me cilësi të mëdha, që përkushtohet me shpirt dhe që është shumë i vendosur”, i cili i mbështetur nga një ekip i shkëlqyeshëm, arriti rezultate të mëdha në KFOR.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …