Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, nga data 27 shkurt 2022 deri më 2 mars 2022, realizoi vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë si pjesë e delegacionit shtetëror të prirë nga kryetarja Vjosa Osmani. Gjatë vizitës, si pjesë e delegacionit shtetëror, gjeneral Jashari u takua me krerët më të lartë shtetërorë, duke përfshirë presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Erdogan, kryetarin e Parlamentit të Turqisë, Mustafa Shentop si dhe shumë udhëheqës tjerë institucional turq. Takim i veçantë u realizua me shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, gjeneral Jashar Gyler. Gjeneral Jashari dhe gjenerali Gyler diskutuan rreth bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve me fokus në planet bilaterale duke përfshirë programet e shkollimit, stërvitjet e përbashkëta dhe hulumtimin e fushave të veçanta të bashkëpunimit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …