leoni

Gjenerallejtënant Rrahman Rama: FSK, e përkushtuar për ruajtjen e vlerave të Kosovës

Gjenerallejtënant Rrahman Rama: FSK, e përkushtuar për ruajtjen e vlerave të Kosovës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, është takuar me shefin e zyrës ndërlidhëse të Sllovakisë në Prishtinë, Lubomir Batary, të cilit i tha se FSK me kënaqësi ka ndërmarrë iniciativën për riparimin e memorialit kushtuar ushtarëve të Sllovakisë, të cilët patën humbur jetën në një fatkeqësi ajrore pas përfundimit të misionit në Kosovë. Gjatë këtij takimi Gjeneral Rama u shpreh se forca që e drejton ai është e përkushtuar për ruajtjen e vlerave të vendit tonë, po ashtu me të njëjtën gatishmëri dhe përkushtim përkujdeset edhe për ruajtjen e vlerave të  popujve, të cilët kanë kontribuar për lirinë dhe paqe tek ne. Ndërsa ambasadori Batery, në emrin e tij personal dhe në emër të Forcave të Armatosura të Sllovakisë dhe të popullit sllovak falënderoi komandantin e FSK-së, për angazhimin dhe kujdesin e treguar në përkujtim të jetës dhe veprës së ushtarëve sllovakë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …