Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pranuar një letër urimi për Ditën e Forcës nga Kryetari i Shefave të Shtabit të Ushtrisë Amerikane, gjenerali i Trupave Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjeneral Joseph F. Dunfort i Riu. Ai në letër i shpreh Komandantit të FSK-së dhe të gjithë pjesëtarëve, urimet më të mira dhe të sinqerta me rastin e Ditë së Forcës duke u shprehur: ,, Urime për ju dhe për pjesëtarët e FSK-së për festimin e Ditës së FSK-së’’. <ë tej në letrën e tij thekson se ,,Ushtria amerikane çmon partneritetin me FSK-në, dhe udhëheqja juaj shërben si një shenjë udhëzuese për shoqërinë kosovare’’. Gjenerali amerikan, duke iu drejtuar Komandantit të FSK-së, gjeneral Ramës thekson në letër se ,,Angazhimi juaj për të krijuar një Forcë të integruar tregon se FSK-ja është një lider në iniciativat e reformës shoqërore.’’
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …