Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Zyrës për Bashkëpunim dhe Siguri të Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, së bashku me një delegacion të FSK-së, nga data 9 deri më 14 shkurt 2016, po qëndron për një vizitë pune në Komandën Trajnuese të Përbashkët Multinacionale në zonën trajnuese Grafenwoehr në Gjermani. Qëllimi i vizitës së komandantit të FSK-së është pjesëmarrja në Kursin Reagues për Udhëheqje. Gjeneral Rama së bashku me delegacionin e tij u prit nga stafi i lartë i Qendrës trajnuese, ku me këtë rast personeli i Komandës Trajnuese i njoftoi gjerësisht lidhur me sistemin e Kursit Reagues për Udhëheqës. Në këtë Qendër trajnimi po merr pjesë edhe një skuadër e FSK-së e cila do të zhvillojë trajnime të përbashkëta me skuadrën nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, vazhdon vizitën zyrtare në Gjermani deri më 14 shkurt.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …