Evropa “e bashkuar” tani mund edhe të mos e kujtojë fare Srebrenicën, sepse kanë kaluar 22 vite dhe ajo tashmë është e zënë me protestat në Hamburg, me ditët e rënda që pa kalon BE-ja për të promovuar të drejtat e homoseksualëve, të lesbikeve, me të drejtat e kafshëve e sidomos me trajtimin meritor të qenve, me të drejtat për organizime të orgjive dhe të gjitha nopranive njerëzore. Nuk është diçka specifike për Evropën edhe po të kujtohen 200 vite të kryqëzatave, inkuizicioni, ndjekja dhe djegia në turrë të druve e grave të shpallura si shtriga, ndjekja dhe shfarosja e besimtarëve jo krishterë, djegia në turrë të druve e mendimtarëve dhe kundërshtarëve të dogmave fetare, ndjekja dhe shfarosja kolektive e hebrenjve, barbarizmat e Frankos në Spanjë, barbarizmat ultra fashiste në Gjermaninë e Hitlerit, barbarizmat fashiste të Musolonit në Itali, në Francë, barbarizmat e gjenocidi që ka kryer ish Jugosllavia e Titos dhe e Milosheviqit kundër kroatëve, myslimanëve të Bosnjes e kundër shqiptarëve e krime të tjera. Krimet që ka kryer ajo kundër myslimanëve në kohën e kryeqzatave, krimet e mesjetës dhe krimet e shekullit 20, janë krimet më të rënda që ka kryer Evropa dhe që për nga përmasat numerike tejkalojnë krimet e perandorive më të mëdha të botës, si ajo e Romës, Bizantit, Turqisë etj.
Dhe sa peshë kanë në ndërgjegjen e Evropës, 8. 400 muslimanë të masakruar nga barbaroidët serbë, apo 100.000 myslimanë të tjerë të vrarë e të maskruar në Bosnje e Hercegovinë gjatë viteteve 1992-1995, 30000 kroatë, në vitet 1990-1991, 14.ooo shqiptarë në vitet 1998-1999. Këto janë shifra shpërfillëse në krahasim me barbarizmat e shekujve, e sidomos të shekullit 20.
I trashë është “zullumi” i Evropës, i trashë aq sa ka zënë një një sferë të trurit të veshur me vellon e ngjyrë në gjak të tromboizuar.
Kush e kujton Srebrenicën sot?
Sot Srebrenicën e përkujtojnë të gjithë ata që kanë pësuar nga barbaria serbe, myslimanët e Bosnjes, kroatët, shqiptarët. E kujtojnë edhe ata evropianë që kanë zemër njeriu, që ndiejnë dhembjen e padrejtësinë, por që kurrë nuk kanë mundur të bëhen shumicë për të parandaluar gjakderdhjet e mujsharëve, të zotërve të krimit e inkuizicionit.
Nën qielli i Srebrenisë sot ka një vello të përskuqur të gjakut të patharë, sepse bota demokratike nuk po pendohet për krimet dhe nuk po gjen kohë t’ i kujtojë ato. Pikërisht sepse nuk i kujton dhe i bën bashkë, me një vend, xhelatin dhe viktimën, sot ajo po ballafaqohet me arketipin e vet, me ISIS-in, nga i cili po tmerrohet dhe do të vazhdojë të tmerrohet, sepse vrasja pa asnjë faj e qindra mijëra njerëzve vetëm sepse kanë fe tjetër, tash po kthehet bumerang, po kthehet me të njëjtin kut, madje me kamatë ndëshkuese.
Çka të kujtosh më parë për krimet në Srebrenicë. Ato u kryen me leje të forcave të UNPROFOR-it dhe të Batalionit holandez, sepse ata ishin indiferentë dhe i konsideronin njëjtë, si gratë, fëmijët e burrat pleq, ashtu edhe kriminelët serbë që një ditë para “Natës së Shën Srebrenicës” fëmijëve u shpërndanin sheqerka. PO ashtu çokollata e sheqerka iu kishte dhënë pak kohë para masakrës edhe vetë kryekrimineli, Ratko Mladiq. Gazetarja, Kristinë Amanpur, dëshmitare e krimeve serbe kundër myslimanëve të Bosnjes shkruan: “Objektiviteti nuk nënkupton se duhej trajtuar njësoj si viktima ashtu edhe agresori. Objektivitet nuk do të thotë veshja e një ekuivalence të rreme morale. Mirëpo kjo ishte gjëja që qeveritë tona po përpiqeshin ta bënin. Këta zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa, të cilët nuk donin të intervenonin për të ndaluar këtë gjë, po thoshin se të gjitha palët ishin njësoj fajtore, edhe pse nuk ishin. Dhe masakra në Srebrenicë më në fund e dëshmoi një gjë të tillë, më në fund dëshmoi së qeveritë tona nuk mund të hidhnin më shikimin diku tjetër.
Edhe pas asaj ploje njerëzore, ploje tipike fashiste, OKB-ja nuk arrin ta votojë një Rezolutë dhe ta bind botën se në Srebrenicë serbët kanë kryer gjenocid kundër myslimanëve boshnjakë. Serbët, “templlarët fashistë” të Evropës kanë kryer krime edhe kundër kroatëve katolikë, kanë kryer gjenocid në Vukovar ku kanë vrarë e masakruar qindra të sëmurë nëpër spitale, por as për këtë nuk janë ndëshkuar, nëse nuk quhet ndëshkim dëbimi për jetë e mot i tyre nga Kroacia të cilën e kishin pushtuar qysh në vitin 1918.
Serbia vazhdon të përkëdhelet dhe të shfajësohet nge BE-ja.
Për hir të Serbisë, dhe për t ia larë krimet asaj, sidomos krimet kundër myslimanëve të Bosnjes dhe shqiptarëve të Kosovës është themeluar edhe një Gjykatë Speciale, raciste e fashiste për të ndëshkuar çlirimtarët e vendit tonë, dhe për t’ i trajtuar ata si kriminelë, me qëllim për të barazvlerësuar kriminelët serbë me viktimat shqiptarë. Sepse sipas tyre edhe ne paskemi pasur pjesën tonë të fajit, meqë iu kemi përgjigjur me armë krimeve serbe, masakruesve të fëmijëve, nënave e grave tona, në kohë kur sipas tyre është dashur të rrimë urtë e butë, sikur po i rrimë sot Brukselit.
(Ahmet Qeriqi)