Edhe sot, dëshmitari, Gjergj Dedaj ka vazhduar paraqitjen e tij para Gjykatës Speciale në Hagë, në rastin ku po gjykohen krerët e UÇK-së

Gjergj Dedaj ka mbaruar paraqitjen e dëshmive të tij para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë

Gjergj Dedaj,  ka mbaruar paraqitjen e dëshmive të  tij para trupit gjykues të Gjykatës  Speciale, në Hagë. Ai është përgjigjur në pyetjet e avokatit të Hashim Thaçi. Dedaj gjatë dëshmisë ka folur për kohën kur ishte emëruar zëvendësministër i Transportit. Unë jam ngarkuar nga presidenti Thaçi, zëvendësministër i Transportit të asaj kohe, por ende pa shkuar në punë, pasi të hënën fillon puna, jam shkarkuar dhe në medie ka dalë se Hashim Thaçi të premten e caktoi, pastaj e shkarkoi zëvendësministrin e Transportit, Gjergj Dedaj.  Si ka qenë e  mundshme kjo. Këtë e ka bërë dikush tjetër dhe këtë  mund ta them në një seancë private. Gjithnjë kam menduar se me ka shkarkuar Hashim Thaçi dhe e kam pas një urrejtje ekstreme nëse kishte ndodhur ashtu. Mbas 5-6 ditëve jam takuar me Hashim Thaçin, Gjorgj Uashingtonin e Kosovës, sikur i kanë thënë amerikanët. Gjatë takimit ai më  ka thanë: ‘Gjergj nuk të kam shkarkuar unë’”,  ka saktësuar Gjergj Dedaj, i cili ka kryer dëshmitë e tij, në procesin gjyqësor, që po mbahet në Hagë, kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjykimi vazhdon sot me marrjen në pyetje të një dëshmitari serb.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …