Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, politikani, Gjergj Dedaj ka kritikuar punën e diplomacisë në këto tri vite

Gjergj Dedaj, ka reaguar lidhur me aktakuzën që iu ka ngritur nën pretekstin se ka kërcënuar, kryetaren, Vjosa Osmani

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar në lidhje me aktakuzën që i është ngritur nën pretekstin se ka kërcënuar, Vjosa Osmanin. Ai ka mohuar kategorikisht te ketë kërcënuar Osmanin të cilën e ka akuzuar se e ka lënë pa punë tash e tri vjet, duke e shkarkuar nga pozita e ambasadorit në Shkup. Unë asnjëherë nuk e kam kërcënuar as kanosur askënd dhe më së paku një grua as me fjalë, as me ligj as me kanun, sepse po të isha i tillë ajo nuk do më kishte shkarkuar as nuk do të keqpërdorte pushtetin dhe ligjin për aktakuza të rrejshme politike dhe bolshevike ndaj meje”, ka shkruar Dedaj, duke shtuar  nëse vërtetë ka drejtësi në Kosovë, Osmani një ditë ka për të dhënë llogari para ligjit.

 Ngritja e shpifur, e sajuar dhe e porositur e aktakuzës së Vjosa Osmanit, ndaj meje në emër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, është një akt i shëmtuar, hakmarrës dhe linçues, i cili ka për qëllim mjegullimin e dështimeve të kësaj asistente për falimentimin e politikës së jashtme, të partneritetit euroatlantik dhe të diplomacisë së Kosovës, ka shkruar mes tjerash, në reagimin e tij, Gjergj Dedaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …