Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, politikani, Gjergj Dedaj ka kritikuar punën e diplomacisë në këto tri vite

Gjergj Dedaj: Ndërhyrja e kryeministrit Kurti, në zgjedhjet e Maqedonisë është ndërhyrje flagrante në çështjet e brendshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka konstatuar  se ndërhyrja e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut është ndërhyrje flagrante në çështjet e brendshme të këtij shteti fqinj. Ai ka thënë se liderët institucionalë kanë mandat t’i kultivojnë marrëdhëniet me shtetet e fqinje dhe jo të ndërhyjnë në proceset e brendshme zgjedhore. Dështimi dhe kolapsimi i shtetit të Kosovës nga pozita aktuale, nuk mund të fshehët dhe të kërkoj alibi me ndërhyrjet në politikat e Shkupit dhe të Tiranës zyrtare! Liderët e institucioneve të Kosovës kanë mandat të ushtrojnë pushtetin e tyre në Republikën e Kosovës, me vendet fqinje duhet të kultivojnë marrëdhënie miqësore fqinjësore të bashkëpunimit reciprok, por jo të ndërhyjnë në proceset e tyre të brendshme zgjedhore!”, ka shkruar Dedaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …