Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitari, Gjergj Dedaj, në Gjykatën Speciale, ai ka deklaruar se nuk ka pasur probleme asnjëherë me UÇK-në por me masakruesit serbë, të cilët ju nuk i keni dënuar dhe nuk i dënoni. “Serbët janë ata që e kanë bërë atë rast. Serbët janë ata që unë jam sot këtu. Serbët janë ata që e kanë vrarë dhe përgjakur Kosovën. Serbët janë ata që edhe sot nuk e lënë Kosovën të qetë dhe serbët bashkë me Rusinë janë ata që duhet me qenë bashkë këtu në këtë sallë. Ju nuk i keni dënuar serbët. Ju nuk i keni dhënë përgjigje masakrës së Mejes, nuk i keni dhënë përgjigje 40 masakrave në Kosovë. Nuk i keni dhënë përgjigje 20 mijë femrave të dhunuara. Mua duhet me më thirr të dëshmoj vetëm për serbët. Unë nuk kam probleme me UÇK-në. Nuk kam pasur probleme me UÇK-në, askush prej tyre nuk ka ushtruar dhunë kundër meje. Që nga dita e vizitës në Qirez dhe ajo se çfarë kishte ndodhur me pjesëtarët e UÇK-së, kam jetuar duke e përshkruar gjendjen si “gjarpri nën guri, për shkak të fyerjes, denigrimit që imë ka bërë opinioni për shkak të asaj se çfarë kishte ndodhur, sepse rastin e kanë ekzagjeruar qarqet e ndryshme anti-UÇK të ndihmuara edhe nga shërbimet sekrete serbe, ka thënë Gjergj Dedaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …