Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, politikani, Gjergj Dedaj ka kritikuar punën e diplomacisë në këto tri vite

Gjergj Dedaj: Opozita duhet të bashkohet për hir të Kosovës euroatlantike

Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka bërë thirrje për një bashkim të opozitës, duke theksuar se ky është një hap i domosdoshëm për forcimin e perspektivës euroatlantike të Kosovës. Çdo koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje është një veprim i dëmshëm, që forcon antiamerikanizmin në vend dhe i vë në rrezik marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n. Ai ka theksuar se ata që janë kundër SHBA-së, BE-së dhe NATO-s, në të vërtetë mbështesin agjenda që kërcënojnë ekzistencën e shtetit të Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat euroatlantike. Ai ka paralajmëruar se çdo subjekt opozitar që bashkohet me LV-në, do të shtyjë Kosovën drejt një “agonie” dhe do të pengojë rrugën e saj për zhvillim dhe integrim në Bashkimin Evropian dhe NATO. Dedaj i ka bërë thirrje opozitës të mbajë një qëndrim të qartë pro-perëndimor dhe të bashkohet për të mbrojtur interesat më të larta të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B

Avni Dehari dhe Sala Jashari kryesojnë seancën konstituive të 15 Prillit

Seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, e caktuar për 15 prill, …