Gjergj Dedajn nuk e dëshirojnë as në Maqedoni

Gjergj Dedajn nuk e dëshirojnë as në Maqedoni

Pasi kishte sharë turqit e Kosovës,Gjergj Dedajn e kishin larguar nga posti i zëvendës-ministrit të Jashtëm dhe Qeveria Haradinaj nuk e kishte shkarkuar për sharje e fyerje por e kishte emëruar ambasador në Shkup. Mirëpo  Partia, Lëvizja Turke në Maqedoni, i ka bërë kërkesë kryeministrit Zoran Zaev, që Dedajn ta refuzojë si ambasador, dhe në vend të tij të kërkojë nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të dekretojë një tjetër person. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Truke në Maqedoni, Enes Ibrahimi, i cili është në koalicion qeverisës me LSDM-në e Zaevit. Ai ka thënë se Dedaj duhet t’ju kërkojë falje gjithë turqve në Ballkan, për atë çfarë ka thënë.

“Unë nuk jam pjesë e pushtetit ekzekutiv. Unë jam deputet në parlament. Ne si parti kërkuam që Dedaj të mos jetë Ambasador në Maqedoni, përderisa nuk u kërkon falje komunitetit turk në Ballkan. Si parti për Lëvizjen e Turqve dhe si pjesë e qeverisë kërkuam që në vend të Dedajt, Kosova të dërgojë një tjetër Ambasador”, ka thënë Ibrahimi.Ndërkaq, ndaj Dedajt, ishte ngritur edhe kallëzimin penal nga drejtori për Ekonomi dhe Financave të Komunës së Prizrenit Ertan Simitçi, për siç ka thënë ai, gjuha e përdorur nga Dedaj është “nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mos-durimit kombëtar, racor, fetar dhe etnik”.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …