Shqiptaria në gjirin e saj përpos trimave e trimëreshave, burrave e burrneshave, kapedanëve e heronjve ndër shekuj, ata të cilët me mund e djersë, sakrifica e së fundi me gjakun e tyre dëshmuan se këtë gjysmë të Shqipërisë të okupuar nga serbosllavia, e duan më shumë se fëmijët e vet, se mëmë e at, se motër, fis e farefis e më shumë se jetën e tyre i lindi e rriti edhe ata bijë e bija që emrat e tyre kanë vetëm ditëlindje. E në mesin e asaj kolone të pafund që fituan përjetësinë ishte edhe djali i Pjetër Sokolit, Gjergj Sokoli nga fshati Madanaj i bashkisë së Gjakovës së Shqipërisë i cili sot me 22 prill mbushë 61 vite.
Babë Pjetër e nënë Gjyste Sokoli i lindën e rritën 9 fëmijë nga të cilët tetë vajza e një djalë, Gjergj Sokolin. Atë djalë deshiri i të cilin e edukoi në frymën e atdhedashurisë të të parëve të tij te fisit Krasniqi nga Nikaj-Merturi.
Gjergji i ri, emrin e mbante të Gjergjit plak të Krujës legjendare shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen e kreu në Gjakovë ,kurse studimet i mbaroi ne degën e filozofisë-sociologjisë ne Universitetin e Prishtinës, në vitin 1985. Ku u punësua si pedagog në shkollën e mesme te mjekësisë „ Hysni Zajmi“ në Gjakovë.
I sjellshëm e buzqeshur, i dashur e i respektuar, gojë ëmbël e i përpiktë për të gjithë kolektivin e mësimdhënësve si dhe nxënsit e shkollës, la gjurmë të pa shlyera sot e mot në brezat që i edukoj e këshilloj si profesor i filozofisë sidomos në edukimin dhe kalitjen e nxënësve në planin kombëtar ku gjysma e Shqipërisë vuante nga një okupim klasik gjakatar nga sllavët e jugut.
Shpesh here gjatë rrugës për në mësim që ishte i organizuar nëpër shtëpitë shkolla maltertohej nga xhelatët kriminelë. Edhe pse ishte me shenja fytyrës nga plagët e mara nga policet gjakatarë serbë, vullneti për të dalë para nxënësve të Tij, qëndronte i pathyeshëm. Ai burrë i Krasniqes ua shpjegonte nxënësve shprehjen filozofike ku thoshte „në një vend apo në një popull ku ketë shtypje kombëtare, vetvetiu, nga gjiri i atij populli lindin lëvizje kombëtare për t’ i bërë ballë shtypjes, dhe për ta çliruar vendin nga pushtuesit e huaj“
Kështu ruajnë sot kujtimet e profesorit nxënësit e Tij që sot janë ekspert të fushave të ndryshme në Atdheun tonë të lirë.
Në masakrën e Mejës me 27 prill të vitit 1999, në mesin e 377-të gra, fëmijë burra e pleq masakrohet edhe profesori, pedagogu dhe edukatori i nxënësve të këtij dheu të larë me gjak deputeti i Republikës së Kosovës; Gjergj Pjetër Sokoli duke i lënë tetë motra pa të vetmin vëlla duke i lënë shoqes së jetës së Tijë, Agës amanet oj grue, Kushtrimin, Antonin, Kastriotin e Kaltrinën e vogël rriti dhe edukoi shqiptarisht për tokën e larë me gjakun t‘im e gjakun e Jasharëve e gjakun e dëshmoreve të të gjitha kohëve ndërsa babës Pjetër e nënës Gjyste ua la amanet;
Oj Nëna Gjyste e baba Pjetër,
Unë nuk mundë të shkruaj në letër
Ju nuk keni më djalë tjetër,
Nesër liria vjen pa tjetër,
Mos më qani e mos vajtoni,
Ju për mua gjithmonë këndoni,
Emërin tim mos ma harroni ,se
UÇK-ja për mua merr hak
Dhe liria është në prag!
Kështu që sot me 22 prill po festojmë 61 vjetorin e lindjes së këtij biri të kësaj i toke të ujitur me gjakun e bijve më te mirë të sajë, dhe bashkërisht jemi tubuar neve tetë motrat e Gjergjit, nëna Gjyste e bijtë Kushtrimi, Antoni, Kastrioti, bija Kaltrina dhe mbesat e vogla që ta kujtojmë e përkujtojmë me nderë e krenari në oxhakun Pjetër Sokolit që të vetmin djalë ia dhuroi kurban Atdheut!
Urime Gjergj Sokoli 61 vjetori i lindjes!
Lavdi dëshmorëve te Atdheut!
Lavdi jetës dhe veprës se Gjergj Sokolit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës!
Mehmet Musa