Historiani izraelit Gideon Greif, i cili drejtoi “Komisionin e Pavarur Ndërkombëtar për Studimin e Vuajtjeve të Popujve në Rajonin e Srebrenicës nga 1992 deri në 1995”, komision të cilin e ka formuar Qeveria e Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila mohon se gjenocidi kundër boshnjakëve ka ndodhur në qytetin boshnjak të Srebrenicës, do të marrë një dekoratë të veçantë nga presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier muajin e ardhshëm, ka bërë të ditur, Al Jazeera. Këtë informacion, e ka konfirmuar për Al-Xhazirën zyra e kryetarit gjerman Steinmeier, i cili e ka emëruar z. Greif si fitues i Urdhrit të Kryqit të Meritës të Republikës Federale të Gjermanisë. Përgatitjet janë duke u zhvilluar për të organizuar një ceremoni dorëzimi që do të mbahet në Tel Aviv”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …