Gjermani Rudolf Broer ndihmon QKMF-në dhe Handikos-in në Malishevë

Biznesmeni dhe humanisti gjerman Rudolf Broer, ka ndihmuar Komunën e Malishevës, përkatësisht Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe Qendrën e Rehabilitimit HANDIKOS në Malishevë, me një veturë (kombibus) për bartjen e personave në hemodializë dhe tetë karroca për persona me nevoja të veçanta. Me këtë rast, humanistin gjerman, e ka falënderuar edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Deri tek ky donacion, ka ardhur pas kontakteve dhe bashkëpunimit mes kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe humanistit gjerman Rudolf Broer, gjatë vizitës së kryetarit Begaj në Gjermani dhe vizitës së para pak kohe të Broerit në Malishevë, ku ky i fundit kishte premtuar këtë ndihmë.

Pas kryerjes së të gjitha procedurave, ky humanist, ka sjellë në Malishevë këtë automjet, në shërbim të QKMF-së, përkatësisht bartjes së personave në hemodializë, si dhe ka sjellë edhe tetë karroca për personat me aftësi të kufizuara, të cilat ja ka dorëzuar Qendrës së Rehabilitimit HANDIKOS në Malishevë.

Kryetari i Komunës së Malishevës, për këtë donacion e ka falënderuar humanistin Broer.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …