Gjermania dhe Amerika janë të bashkuara lidhur me sanksionet kundër Rusisë

Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “absolutisht të bashkuara” lidhur me  sanksionet kundër  Rusisë, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz në Uashington pas takimit të tij me presidentin amerikan, Joe Biden. Përpjekjet diplomatike po intensifikohen me qëllim për të lehtësuar tensionet rreth vendosjes ushtarake të Rusisë në kufirin ukrainas. Evropa po përballet me kërcënimin e saj më serioz të sigurisë që nga Lufta e Ftohtë, paralajmëroi të hënën shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, duke shprehur ende shpresën për një zgjidhje diplomatike të ngecjes me Rusinë mbi Ukrainën. Vendet perëndimore akuzojnë Rusinë për planifikimin e një pushtimi të mundshëm të Ukrainës, por Kremlini zyrtar e mohon, duke argumentuar se dëshiron vetëm të garantojë sigurinë ruse duke ndaluar zgjerimin e NATO-s drejt lindjes.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …